Arbëri

Në Prizren vazhdon dezinfektimi i hapësirave publike e jopublike

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se në kuadër të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, po vazhdon dezinfektimi dhe pastrimi i hapësirave të ndryshme publike dhe jopublike.

“Pastrimi dhe dezinfektimi tashmë është bërë në objektet e drejtorive komunale, stacionin e autobusëve, autobusët urbanë, qendrën sportive, stadiumin e qytetit, shtëpinë e kulturës, tregjet dhe qendrat tregtare, ndërsa më parë këto masa mbrojtëse janë marrë edhe tek shkollat, çerdhet dhe qendrat e mjekësisë familjare”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Aty theksohet se Inspektorati Sanitar i Komunës së Prizrenit ka ngritur nivelin e inspektimeve dhe në raste të shumta ka urdhëruar pastrimin dhe dezinfektimin e hapësirave të lokaleve hoteliere dhe ushqimore për të pasur kujdes të shtuar higjienik.