Arbëri

600 fermerë nuk i morën fidanët e mjedrës

Ka kaluar një vit e gjysmë prej kur Komuna e Podujevës kishte nisur procedurat për subvencionimin e fermerëve me fidanë të mjedrave, por ato ende nuk janë dhënë.

Odiseja e këtyre subvencioneve është duke vazhduar edhe këtë vit. Ftesa publike për aplikim në projektin për pemishte me fidanë të mjedrave ishte shpallur në janar të vitit 2016. Sipërfaqja që do të subvencionohej ishte 5.000 m2 (0.50 ha) për secilin fermer fitues.

Kushtet që duhej të plotësonin aplikuesit ishin të jetë banor i Komunës së Podujevës (kopja e letërnjoftimit); certifikata mbi pronësinë e paluajtshme, në mungesë të certifikatës mbi pronësinë, kontrata mbi marrjen me qira të tokës në kohëzgjatje së paku 10 vjet; vërtetimi i tatimit në pronë; burimi i ujit i mjaftueshëm për destinimin e cekur; dhe analizat e tokës së destinuar për mbjellje (e pëlqyer). Afati i aplikimit për këto subvencione fillonte më 28 janar dhe përfundonte më 10 shkurt. Fermerët aplikuan (561 fermerë), por fidanët e mjedrave nuk i morën. Ata ankoheshin se u mbetën arat shterpë duke pritur subvencionet e Komunës së Podujevës.

(Shkrimi i plotë sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.