Arbëri

Kontestohet vendimi për lokacionin e ndarë për shkollën e muzikës

Descriptive Text

Vendimi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit për lejimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të ri të shkollës së mesme të muzikës "Lorenc Antoni" që ishte miratuar në mars të këtij viti është kontestuar nga niveli qendror, shkruan sot Koha Ditore .

Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor i ka dërguar një shkresë drejtuesve të Komunës së Prizrenit me kërkesën për rishqyrtim të ligjshmërisë së këtij vendimi.

Kjo ministri pas shqyrtimit të detyrueshëm të ligjshmërisë ka vlerësuar se akti komunal është i jashtëligjshëm.

(më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.