Arbëri

Bajrush Sezairi emërohet në krye të Drejtorisë së Gjeodezisë dhe Kadastrit në Prizren

Drejtoria e Gjeodezisë dhe Kadastrit në Komunën e Prizrenit prej ditës së hënë do të udhëhiqet nga Bajrush Sezairi, ka njoftuar kabineti i kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Sezairi në qeverisjen e kaluar ka qenë zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

“Vendimi për emërimin e drejtorit të ri në Drejtorinë e Gjeodezisë dhe Kadastrit është marrë sot nga ana e kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Sezairi në këtë post do ta zëvendësojë ish-drejtorin nga radhët e NDS-it, Refik Shaqiri.

.