Arbëri

Varrosen viktimat e tragjedisë në Gjilan, nesër ditë zie

Foto: Koha

Është varrosur familja pesëanëtarëshe Bllaca nga Gjilani, dy ditë pasi policja Valdete Bllaca dyshohet t’i ketë vrarë prindërit dhe dy vëllezërit e më pas edhe veten.

Ata janë varrosur të enjten në mesditë në varrezat e fshatit Cernicë.

Pas rastit, Policia e Kosovës kishte konfirmuar se policja Bllaca kishte probleme mendore.

Komuna e Gjilanit nesër e ka shpallur ditë zie.

Image