Arbëri

Shkaku i fushatës, dy raporte shtyhen për diskutim pas zgjedhjeve në komunën e Gjilanit

Kuvendi Komunal i Gjilanit për të dytën herë ka shtyrë diskutimin për raportin e bordit të aksionarëve të kompanisë së pastrimit “Ecohigjiena” për vitin 2016, si dhe raportin e Komisionit Komunal për zgjedhjen e këshillave lokale nëpër fshatra dhe lagje urbane, shkruan sot Koha Ditore.

Shumica e subjekteve politike, të cilat përfaqësohen në Kuvend, ishin të pajtimit se këto dy pika duhet diskutuar dhe miratuar pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, ngase diskutimi në këtë kohë, sipas tyre, do të reflektonte anën politike të fushatës zgjedhore.

Nevzad Isufi, shef i Grupit të këshilltarëve komunalë të Lëvizjes Vetëvendosje ka akuzuar pushtetin komunal se ata nuk kanë qenë të interesuar që të diskutojnë për raportin e kompanisë së pastrimit shkaku i dështimeve që kanë ndodhur në këtë kompani dhe problemet të cilat e kanë përcjellë edhe procesin e zgjedhjes së këshillave të fshatrave.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni