Arbëri

Malisheva kërkon operator për eliminimin dhe groposjen e qenve

Komuna e Malishevës është duke i zhvilluar procedurat e prokurimit për kontraktimin e një operatori për hapjen e gropës për groposjen e qenve endacakë, që eliminohen vetëm pas konstatimit nga veterinerët se vuajnë nga sëmundje apo se mund të jenë bartës të viruseve të ndryshme. Ndryshe, sipas zyrtarëve komunalë, pjesa dërmuese e qenve endacakë do të trajtohen, shkruan sot Koha Ditore.

“Komuna e Malishevës, në bashkëpunim me një fondacion zviceran është duke bërë trajtimin e qenve pa përkujdesje. Ky trajtim nënkupton sterilizimin dhe kastrimin. Por ndër qentë endacakë ka edhe të tillë që janë të sëmurë me sëmundje apo viruse të ndryshme dhe në këto raste, nëse nuk mund të trajtohen nga veterinerët, atëherë duhet të eliminohen, pasi konsiderohen të rrezikshëm për transmetimin e sëmundjeve dhe për këtë qëllim edhe është hapur tenderi për groposjen e atyre qenve që duhet të eliminohen”, ka thënë zyrtari për informim në Komunën e Malishevës, Artan Paçarizi.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni