Arbëri

Këshilltari komunal i Vitisë braktis LDK-në, vazhdon i pavarur

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Viti, do të përfaqësohet me vetëm 10 këshilltarë në Kuvendin Komunal, ngase njëri prej këshilltarëve komunalë ka dhënë dorëheqjen të martën nga të gjitha funksionet e kësaj partie.

Adnan Ymeri ka deklaruar se do të vazhdojë angazhimin si këshilltar komunal i pavarur, ndonëse nuk e ka përjashtuar mundësinë t`i bashkëngjitet ndonjë subjekti tjetër, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërsa shefja e grupit të këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin Komunal, Vjollca Kadolli –Halili, ka deklaruar se ata nuk kanë ndonjë njohuri për shkaqet të cilat këshilltari komunal ka dhënë dorëheqjen nga ky subjekt... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.