Arbëri

Shefi i planifikimit të buxhetit në Fushë Kosovë në konflikt interesi

Foto: Koha

Shefi i planifikimit të buxhetit në Komunën e Fushë-Kosovës, Bardhyl Koiçiç, është gjetur në konflikt interesi nga Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK).

Koiçiçi, përveç ushtrimit të funksionit publik, në të njëjtën kohë ka qenë edhe person i autorizuar në një biznes privat. E kjo, sipas Kundërkorrupsionit, është në kundërshtim me Ligjin nr. 06/L-011 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Ky rast ka filluar të trajtohet pasi që është identifikuar se zyrtari i lartë publik z. Koiçiçi, shef i planifikimit të buxhetit në Komunën e Fushë-Kosovës, njëkohësisht është edhe person i autorizuar në biznesin privat ‘Bardhyl Koiçiçi’B.I. (Agjencia e sigurimeve dhe transfereve ‘TINKA’).

Agjencia Kundër Korrupsionit me qëllim të verifikimit të gjendjes së konfliktit të interesit ka kërkuar nga Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK) sigurimin e informatave për biznesin në fjalë (shkresa zyrtare DPKI-06-01/2337/19)”, thuhet në arsyetimin e vendimit të AKK-së.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)