Arbëri

Historianët e Deçanit e nderojnë Wiliam Walkerin me titullin “Krenaria e kombit shqiptar”

Nën organizimin e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, mbështetur nga zyra e Kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ish-ambasadorit William Walker iu akordua titulli “Krenaria e kombit shqiptar”.

Kryetari i Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, Shkodran Imeraj ka vlerësuar rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ish-presidenteve Willson, Truman, Bushi i vjetër, Clinton dhe Bushi i ri.

Ambasadori Walker falënderoi Lidhjen e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” për nderin dhe ceremoninë e organizuar për të.

“Jam i turpëruar që pas 21 viteve që vi këtu dhe nukei njoh shumë gjuhën shqipe di vetëm, mirëdita dhe faleminderit. Në 21 vitet e fundit kanë mësuar të flasin anglisht dhe dje në Reçak mijëra, mijëra njerëz, dhe fëmijë të vegjël kur më pyesnin për një foto me mua të gjithë flisnin anglisht. Dëshiroj të ju falënderoj në emër të Clintonit për respektin që keni për të”, tha ai./Kp/