Arbëri

Humbin listat e të dëmtuarve nga vërshimet në Pejë

Pejani Kurtesh Spahia, ka një vit që është duke pritur mjetet e premtuara nga komuna për kompensim të dëmeve që i kanë shkaktuar vërshimet në muajin mars të vitit të kaluar.

Uji që ia kishte vërshuar brenda shtëpinë me 7 mars, i kishte shkaktuar dëme të konsiderueshme në pajisje elektrike të amvisërisë dhe mobilieri, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këto dëme janë konstatuar edhe nga komisioni komunal, i cili i kishte vlerësuar dëmet e tij në vlerë prej 1 mijë e 850 euro.

Këtë vlerësim të komisionit Spahia e dëshmon me vërtetimin që i është lëshuar me 26 prill të vitit 2016 nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe e nënshkruar nga ish drejtori i kësaj drejtorie, Muhamet Mahmutaj. Mirëpo, deri tash Spahiut nuk i është kompensuar asnjë cent.

“Kam shkuar deri tash disa herë në komunë dhe kam kërkuar që të më kompensohen dëmet nga vërshimet. Dy herë kam shkuar edhe te kryetari dhe çdo herë më kanë thënë se do të më paguhen, por deri tash nuk më kanë dhënë asgjë”, ankohet Spahia... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.