Arbëri

Ndotet Lumëbardhi

Foto: Koha

Nga një gyp i kanalizimit në qendër të qytetit të enjten është derdhur në Lumëbardh një masë e lëngshme me ngjyrë të kuqe. Nuk dihet nëse uji është ndotur nga gjaku i kafshëve që mund të jenë prerë nga kasapët ose janë mbetej të ngjyrave të derdhura në kanalizim.

Në këtë gyp të kanalizimit janë të kyçura objektet e Administratës Komunale, kasapë, shtypshkronjë, biznese tjera dhe shtëpi të shumta private që gjenden në atë pjesë të qytetit matanë lumit.

Për këtë ndotje të lumit ka reaguar shoqata e peshkatarëve “Trofta” duke i quajt turpin e qytetit ata qytetarë apo biznese që e kanë shkaktuar këtë ndotje të Lumëbardhit. Në shoqatën “Trofta”, kanë treguar se për këtë rast kanë njoftuar Inspektoratin Komunal. "Koha Ditore", ka tentuar të kontaktojë drejtorin e Inspektoratit Komunal, Leotrim Murtezaj, por ai nuk ka qenë i qasshëm.