Arbëri

Kërkohet trajtim institucional për nxënësit me nevoja të veçanta në Lipjan

Gjatë periudhës së fundit kohore në disa shkolla të Komunës së Lipjanit është rritur nevoja për një kujdes më të veçantë ndaj nxënësve me aftësi të kufizuara.

Rreth kësaj çështjeje këshilltarët e Kuvendit Komunal në mbledhjen e fundit kanë kërkuar nga Komuna rritjen e numrit të kuadrove profesionale nëpër shkolla, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkohë, gjatë së mërkurës, nëpërmjet një reagimi kuvendarja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan, njëherësh mësimdhënëse në njërën nga shkollat e qytetit, Albulena Kelmendi, ka thënë se tendencat e fundit të mësimdhënies dhe mësimnxënies janë fokusuar në ofrimin e një ambienti sa më komod dhe të favorshëm për nxënësit. Ajo bën me dije se si rezultat i kësaj ka lindur nevoja që nxënësve me nevoja të veçanta t’u ofrohen mësimet nëpër klasa të zakonshme.

“Pavarësisht faktit që parimi i gjithëpërfshirjes është një hap i mirë, duhet të pranojmë se shumicën e rasteve nëpër shkolla tona ka vështirësi të mëdha, e në të shumtën e rasteve mungon krejtësisht realizimi i një plan-programi të posaçëm, i cili do t'u përshtatet kushteve e nevojave të këtyre fëmijëve, e që është Plani Individual Arsimor (PIA)”, ka thënë Kelmendi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)