Arbëri

Peshkatarët alarmojnë për shkatërrimin e faunës në Lumbardhë

Descriptive Text

Degradimi i shtratit, e sidomos i brigjeve të Lumëbardhit nga kompanitë e licencuara dhe shumë nga eksploatues të tjerë ilegalë nga eksploatimi i zhavorrit, vazhdon të jetë shqetësues nga ky biznes fitimprurës.

Këto shqetësime tash janë duke u ngritur edhe nga peshkatarët e Pejës, të cilët e njohin mirë gjendjen në terren, shkruan sot “Koha Ditore”. Sipas peshkatarëve, degradimi nuk po bëhet vetëm në një apo dy vende, por në shumë lokacione përgjatë tërë Lumëbardhit deri në derdhjen e tij në Drinin e Bardhë.

“Mund të them se zhavorri po nxirret prej daljes së Pejës te ura e rrugës së transitit e deri në Jabllanicë, aty ku përfundon vija administruese nga Komuna e Pejës dhe vazhdon të administrohet nga Komuna e Klinës. Dhe nga ky eksploatim i zhavorrit janë dëmtuar në shumë pjesë shtrati dhe brigjet e lumit. Me i pa ato vende është tmerr, sikur me pas ra bombat”, thotë Eroll Grapci, kryetari i shoqatës së peshkatarëve “Trofta” nga Peja.

Eksploatimi i zhavorrit nuk po ndodh siç thotë ai kohë pas kohë, por po ndodh çdo ditë pandërprerë, prej separacioneve të shumta dhe eksploatuesve ilegalë. Nga ky degradim, siç thotë Grapci, janë dëmtuar shumë flora dhe fauna e lumit. Sidomos nga eksploatimi i zhavorrit, sipas Grapcit, ka pësuar më së shumti peshku... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.