Arbëri

Kundërshtohet zhvendosja e tregut të gjelbër të Lipjanit në periferi

Shitësit në tregun e gjelbër të Lipjanit nuk do kenë mundësi që t’i shesin produktet e tyre në këto tezga pranë qendrës së qytetit.

Kjo pasi komuna ka marrë një vendim për zhvendosjen e këtij tregu në periferi të qytetit, raporton KTV.

Në vendimin e publikuar nga komuna është caktuar edhe lokacioni i ri, ku edhe është ndarë parcela kadastrale, vendim ky që ka nxitur pakënaqësi te qytetarët. (grafikë)

Me zhvendosjen e këtij tregu nuk pajtohen as nga opozita në këtë komunë.

Sipas kryetarit të degës së PDK-së në Lipjan, ky vendim i kryetarit të komunës, Imri Ahmeti, është vendim i nxituar dhe kundër interesit të qytetarëve.

Hyzer Rizani, kryetar i Degës së PDK-së në Lipjan, thotë se lokacioni i ri ku pritet të vendoset tregu është në një pjesë ku vështirë se do të shfrytëzohet, si nga shitësit ashtu edhe nga vetë qytetarët.

Kryetari i degës së PDK-së shpjegon edhe arsyen kryesore që, sipas tij, ka shtyrë komunën ta marrë këtë vendim të ngutshëm.

Ky vendim është i papranueshëm edhe për Ramiz Qeriqin nga radhët e AAK-së, i cili thotë se një pjesë të fajit e bartin edhe vetë qytetarët e kësaj komune, për mosreagim.

Qeriqi thotë se kjo zhvendosje po bëhet për interesa politike të vetë kryetarit Ahmeti.

Përveç tregut të gjelbër, nga komuna e Lipjanit është marrë vendim që të zhvendoset edhe tregu i kafshëve.

Derisa vetë kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti, i pyetur nga KTV-ja për kundërshtimin e këtij projekti, ka thënë se nuk ka çka të thotë më shumë sesa ajo që është thënë në kumtesën zyrtare të komunës.