Arbëri

Treva e Rugovës edhe më 2020 nuk do ta ketë ambulancën

14 fshatra të Rugovës nuk do të kenë ambulancë as në vitin 2020. Na planin e Drejtorisë për shëndetësi nuk ka asnjë linjë buxhetore që parasheh ndërtimin e saj, shkruan sot Koha Ditore.

Megjithatë, kërkesat e banorëve janë për një punkt ambulantor të përhershëm.

“Kërkesat janë të vazhdueshme nga komuniteti që të funksionalizohet një ambulancë, që është e domosdoshme, sepse jeta është kthyer në këtë trevë dhe në gjitha fshatrat ka banorë e biznese. Në Rugovë objektet e ambulancave janë të ndërtuara qe disa vite, por kurrë s’janë hapur në mungesë të një mjeku ose teknikes mjekësore dhe janë demoluar krejtësisht. Një investim i vogël në to dhe sjellja e një mjeku atje do të ishte e nevojshme. Nuk bën të lihen gjitha këto fshatra pa përkujdesje të përditshme shëndetësore”, thotë Flamur Rexhbogaj, kryetar i bashkësisë lokale “Rugova II”, që mbulon shtatë fshatrat e epërme të Rugovës.

Një ambulancë në Rugovë, siç thotë ai, është e domosdoshme edhe për arsye se është shtuar edhe numri i turisteve, pastaj rrugët janë tashmë goxha të ndërtuara në të gjitha fshatrat, që lehtësojnë edhe lëvizjen e automjetit mjekësor edhe dimrit.

Kritik për moshapjen e një ambulance në Rugovë shprehet edhe këshilltari i LDK-së në Kuvendin Komunal, Rexhep Kurtbogaj nga Rugova, pavarësisht se është pjesë e këtij subjekti që qeveris Pejën.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)