Arbëri

Podujeva bëhet me semaforë

Foto: Llapi.info

Komuna e Podujevës, 20 vjet pas luftës, do të bëhet me semaforë komunikacioni.

Semaforët janë vendosur në rrugën “Zahir Pajaziti”, derisa pritet të funksionalizohen shumë shpejt pas përfundimit të punimeve në këtë rrugë.

Image

Muaj më parë, për Llapi.info vendosjen e tyre e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Nazmi Elezi.

“Në udhëkryqin e rrugëve ‘Zahir Pajaziti’ – ‘Besnik Restelica’ – ‘Vëllezërit Frashëri’ (te marketi ‘Interex’) është planifikuar vendosja e semaforëve”, pati deklaruar Elezi.