Arbëri

Fillon asfaltimi i një rruge në Jashanicë të Klinës

Sot kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës në lagjen “ Myrtaj” në fshatin Jashanicë të Klinës, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Me ketë rast, kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, i cili ka qenë në vendpunishte, ka thënë se nga sot ky shirit rrugor do të jetë në shërbim të qytetarëve të kësaj lagje dhe gjithë fshatit për lëvizje me të lehtë si dhe lidhje me të shpejt me qendrën.

Kjo rrugë është e gjatë 1.3 km dhe do të kushtoi 67 mijë euro.

Në ketë fshat është paraparë asfaltimi i të gjitha rrugëve nëpër lagje.​