Arbëri

FSK ndihmon familjet në nevojë në Mitrovicë

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të enjten shpërndanë mjete financiare dhe pako higjienike e ushqimore për familjet në nevojë në Mitrovicë.

Të gjitha mjetet e shpërndara u mblodhën falë aksionit vullnetar“ Vrapo me FSK-në, Mitrovica 2017”, i cili u organizua gjatë muajit prill nga ushtarët dhe oficerët e FSK-së.

Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, e cila mbështeti FSK-së në identifikimin dhe përzgjedhjen e familjeve më në nevojë për t’i ndihmuar.

Gjatë shpërndarjes së këtyre fondeve, përveç oficerëve të FSK-së, i pranishëm ishte edhe drejtori i Drejtorisë për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Qazim Nimani, i cili përgëzoi FSK-në për realizimin e këtij aksioni dhe njëherësh falënderoi pjesëtarët e saj për ndihmën e ofruar, të cilën e vlerësoi si mjaft të nevojshme për qytetarët e kësaj komune.

Kjo, nuk është hera e parë që pjesëtarët e FSK-së organizojnë aktivitete të tilla humanitare.