Arbëri

Në Llapçevë të Malishevës po bëhen shpime për sigurim të ujit për pije

Malishevë, 19 maj – Ndërsa në Lladrovc të Malishevës po rregullohet rruga e gjatë 1600 metra, në Llapçevë, një fshat tjetër i kësaj komune kanë nisur shpime për sigurimin e ujit të pijes, që i mungon këtij vendbanimi.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga drejtori i Urbanizmit, Ahmet Morina, dhe ai i Bujqësisë, Murat Hoxha, kanë vizituar punët në këto dy fshatra.

Në fshatin Lladrovc, ku kanë filluar punimet, do të rregullohen 1 600 metra rrugë. “Përmes rregullimit të këtyre rrugëve, ne jemi duke bërë lidhjen e lagjeve me rrugën kryesore, pasi tashmë asnjë fshat i Komunës së Malishevës nuk është pa shirit rrugësh të asfaltuara e që lidhin fshatin me qendrën komunale. Por në disa fshatra kanë mbetur pa u lidhur lagjet me rrugët kryesore, siç është edhe Lladrovci”, tha Begaj gjatë vizitës.

Ndërsa në fshatin Llapçevë janë duke u bërë shpime të thella për sigurimin e ujit për pije. “Ne përmes donacioneve kemi siguruar ujin për pije për një pjesë të madhe të Komunës së Malishevës, mirëpo disa nga fshatrat, ndër to edhe Llapçeva, nuk mundur të kyçen në atë sistemi. Prandaj këtu po bëjmë zgjidhje tjetër”, tha në Begaj.

{gallery}