Arbëri

Anulohet ankandi për dhënie objektesh me qira

Gjilan, 19 maj- Janë gjetur shkelje procedurale në ankandin e Komunës së Gjilanit për banesat e lokalet afariste që do të duhej të jepeshin me qira, shkruan sot Koha Ditore.

Kështu kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, me një vendim ka anuluar ankandin për dhënien me qira të banesave dhe lokaleve afariste, të cilat gjenden në kuadër të objektit banesor në lagjen “Iliria” dhe tek ish-objekti i Kadastrës, duke kërkuar që ankandi të rishpallet.

Në këtë ankand ka pasur shkelje procedurale si edhe një numër i aplikuesve për marrjen me qira të këtyre banesave dhe lokaleve afariste ishin tërhequr gjatë procesit të zhvillimit të ankandit. Për këtë shkak kreu i Komunës ka kërkuar që në ankandin tjetër të rishpallur të respektohen disa rekomandime.

(gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.