Caktohet lokacioni i deponisë për mbeturinat inerte në Deçan

Caktohet lokacioni i deponisë për mbeturinat inerte në Deçan

22 November 2019 12:35

Komuna e Deçanit ka caktuar lokacionin e deponisë për mbeturina inerte. Në këtë funksion do të jetë një parcelë afër varrezave. Për t`u zyrtarizuar, mbetet që vendimi të miratohet në Kuvendin Komunal.

Shoqëria civile prej disa kohësh ka kërkuar nga Komuna caktimin e një lokacioni për grumbullimin e mbeturinave inerte, shkruan sot Koha Ditore.

“Ka nevojë që Komuna të krijojë një deponi legale për hedhjen e mbeturinave inerte, sepse në mungesë të kësaj deponie, qytetarët janë duke hedhë këto mbeturina gjithandej skajeve të rrugëve. E qytetarët për këtë gjë nuk kanë faj, pasi nuk ka lokacion të caktuar ku me i hedhë ato mbeturina”, thotë Adem Lushaj, përfaqësuesi i shoqërisë civile në Deçan.

Në Komunë pohojnë se kanë në proces projektin për krijimin e një deponie legale, si zgjidhje afatgjate. Izet Zenuni, drejtor i Shërbimeve Publike, tregon se edhe lokacioni është përcaktuar nga Komuna, se ku do të bëhet deponia legale për hedhjen e mbeturinave inerte.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme