Policia në Mitrovicë shënon “Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve”

Policia në Mitrovicë shënon “Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve”

21 November 2019 13:15

Në shënim të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, policia në Mitrovicë, kanë organizuar një ligjëratë me nxënësit e klasave të nënta të shkollës fillore ‘Skënderbeu’ në Mitrovicë.

Ligjërata e mbajtur me nxënës u realizua në bashkëpunim me OJQ-në “Save dhe Chldren”, ku temë ligjërimi dhe bashkëbisedimi ishte respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve, transmeton kp.

Nga ana e zyrtarëve policorë janë paraqitur dhe promovuar vlerat me të cilat policia çdo ditë me përkushtim e profesionalizëm i zbaton në fushën e respektimit dhe mbrojtjes së fëmijëve.

Bashkëpunimi me OJQ-të dhe mekanizmat e tjerë ndërinstitucionalë është domosdoshmëri e rrugëtimit të përbashkët në përmbushjen e objektivave dhe përgjegjësive ndaj të drejtave të fëmijëve.

Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të barabarta dhe gjithëpërfshirëse, është dhe mbetet përkushtimi i vazhdueshëm i Policisë së Kosovës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme