Arbëri

Nderohet me mirënjohje fermeri i bletarisë “APIMEDICA” nga Mitrovica

Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural i Mitrovicës, Ekrem Sadiku, sot ka mirëpritur në një takim fermerin e bletarisë “APIMEDICA”, Hetem Bajraktarin, i cili doli fitues në garën ndërkombëtare të cilësisë së mjaltit, e cila ishte organizuar nga shoqatat vendore të bletarisë, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, dhe në mes të komunës së Tetovës, në Maqedoni, me pjesëmarrës 15 shtete dhe 240 garues.

Fermeri i bletarisë “APIMEDICA” është shprehur i kënaqur me mirënjohjen që iu nda në saje të suksesit të cilin e kishte arritur, gjithashtu ka vlerësuar lartë mbështetjen e vazhdueshme nga Komuna e Mitrovicës.