Arbëri

Aksion humanitar për mbështetjen e Qendrës Integruese të Shtimes

Descriptive Text

Bizneset dhe OJQ-të në Ferizaj kanë nisur një aksion për grumbullimin e veshmbathjeve me qëllim që të ndihmohen 65 pacientë në Qendrën Integruese, Rehabilituese e të Sëmurëve Kronikë dhe Psikiatrikë në Shtime.

Agon Zhinipotoku, përfaqësues i një biznesi, njëherësh menaxher i projekteve në Qendrën Këshilluese “Këshillimi” në Ferizaj, ka thënë se aksionit të tij tashmë i janë bashkangjitur një varg biznesesh, qytetarë dhe shoqata të ndryshme, shkruan sot Koha Ditore.

Ai ka shpjeguar se para pak kohësh ka vizituar Qendrën Integruese, Rehabilituese e të Sëmurëve Kronikë dhe Psikiatrikë në Shtime dhe e ka parë për së afërmi se 65 pacientë që trajtohen aty brenda kanë nevojë për veshmbathje.

Sipas tij, secili prej qytetarëve ka veshmbathje të ndryshme në shtëpi, të cilat nuk i përdor dhe nuk dinë se çfarë të bëjnë me to, andaj secili prej tyre mund t’i sjellë ato në pikën grumbulluese në lokalet e OJQ "ORA" përballë shkollës fillore “Jeronim De Rada” në qytet.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)