LDK-ja në Podujevë kërkon përmirësimin e Strategjisë për zhvillimin e turizmit

LDK-ja në Podujevë kërkon përmirësimin e Strategjisë për zhvillimin e turizmit

Nexhat Tovërlani 16 November 2019 11:31

Këshilltarët e partisë në pushtet, LDK, kanë qenë më kritikët për përmbajtjen e draft-strategjisë për zhvillimin e turizmit 2019-2021 të Komunës së Podujevës. Duke iu referuar “Deklaratës së vizionit” që paraqitet në këtë dokument, ata kanë thënë se kjo është më shumë përshkruese sesa që paraqet një vizion.

Këshilltari i kësaj partie, Adnan Zymeri, ka paraqitur edhe pjesët që duhet të përmirësohen në draft-strategjinë për zhvillimin e turizmit në kohën sa është në dëgjim publik. Ai ka thënë se ky dokument është i një i rëndesie të veçantë duke pasur parasysh potencialet të cilat i ka Komuna e Podujevës për zhvillimin e turizmit si degë e rëndesishme e zhvillimit ekonomik lokal, shkruan sot Koha Ditore.

“Mirëpo para se të jepen vlerësime më të detajuara rreth këtij dokumenti, duhet nënvizuar se ky dokument trajton në terma të përgjithshëm kapacitetet për zhvillimin e turizmit në Komunën e Podujevës dhe po ashtu në të përcaktohen edhe fushat dhe drejtimet strategjike kah pretendojmë të orientohemi si komunë për të ofruar produkte konkurruese turistike”, ka thënë këshilltari Zymeri, kur po diskutohej kjo çështje në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme