Drejtoria e Shëndetësisë së Prizrenit akuzon Ministrinë për sabotim

Drejtoria e Shëndetësisë së Prizrenit akuzon Ministrinë për sabotim

Fisnik Minci 16 November 2019 08:31

Autoritetet komunale të Prizrenit kanë akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë për shkeljen e afateve të marrëveshjes së bashkëpunimit për skemën e pagesës sipas performancës për kapitacion.

Sipas tyre, Komuna respektivisht Drejtoria e Shëndetësisë gjatë këtij viti nuk do t’i marrë mbi gjysmë milioni euro që i takojnë nga kjo skemë e pagesës dhe se një gjë e tillë do të ndodhë gjatë vitit 2020.

Ata kanë theksuar se mosalokimi i këtyre mjeteve gjatë këtij viti vështirëson punën e DSH-së, pasi që ky dikaster lokal ka planifikuar shpenzimin e tyre në projektet e kujdesit parësor shëndetësor. Për më tepër, kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, ka shprehur qëndrimin se në këtë rast bëhet fjalë për sabotim të Komunës së Prizrenit, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu, ka bërë të ditur se skema e pagesës sipas performancës për kapitacion zbatohet sipas marrëveshjes së bashkëpunimit, në bazë të së cilës niveli lokal merr 2.4 euro për çdo pacient të kontrolluar gjatë vitit 2018 në kujdesin parësor shëndetësor.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme