Arbëri

Në Viti, Dita e Ndërmarrësisë së Grave shënohet me panair

Sot në qendrën kulturore në Viti, u mbajt një panair ku prodhimet e veta i prezantuan shoqatat e grave ndërmarrëse nga këto dy komuna.

Panairi u organizua në prani të zyrtarëve komunal të Vitisë dhe Dragashit, përfaqësuesve të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADA), përfituesve të projektit INTERDEV dhe mysafirëve të shumtë

Panairi u mbajt me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Ndërmarrësisë së Grave ku 13 prodhuese nga komunitetet shqiptare dhe gorane ekspozuan produkte bujqësore, delikatesa gastronomike dhe vepra të ndryshme artizanale tradicionale.

“Në ngjarje u përcoll edhe një mesazh i hershëm me rastin e shënimit të fushatës globale 16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës Ndaj Grave që nis më 25 nëntor për të ngritur zërin kundër të gjitha llojeve të dhunës ndaj grave dhe vajzave. Projekti i UNDP-së INTERDEV 2, financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim dhe komunat partnere mbështet banorët në Shtërpcë, Dragash dhe Viti për të zhvilluar aftësi të reja, për të gjetur punë, rritur prodhimin bujqësor, dhe për të gjeneruar më shumë të ardhura për komunitetet lokale. Projekti në mënyrë aktive promovon fuqizimin e grave, të rinjve dhe personave në rrezik për t’u lënë mënjanë, me mundësi për punësim, zhvillim të aftësive dhe ndërmarrësi rurale”, thuhet në njoftim./Ksp/