OSHP-ja e kthen në rivlerësim tenderin për riparimin e ngrohjes në KEK

OSHP-ja e kthen në rivlerësim tenderin për riparimin e ngrohjes në KEK

Nexhat Tovërlani 15 November 2019 09:04

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) e ka kthyer në rivlerësim një tender të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.). Po ashtu ka konstatuar se jo gjithçka ka qenë në përputhje ligjore në këtë aktivitet të prokurimit.

Gjykata e tenderëve e ka pranuar ankesën e një operatori ekonomik për “Riparimin e gypit përçues të ngrohjes qendrore” dhe ka kërkuar nga KEK-u si Autoritet Kontraktues që të evitohen shkeljet e evidentuara. Në arsyetimin e vendimit të OSHP-së thuhet se referencat e kërkuara nuk janë lëshuar nga kompanitë përkatëse, shkruan sot Koha Ditore.

“...Paneli shqyrtues konstaton se është i qëndrueshëm pretendimi i OE ankues (NNP “B-Engineering”-Suharekë v.j.) se OE i rekomanduar për kontratë (Megi Bau GmbH sh.p.k) i ka prezantuar dy referenca të cilat janë me emër dhe me logo të ‘Art Aluminium’ (si anëtar i konzorciumit të rekomanduar për kontratë) e ku vërehet se referencat janë në emër të ‘Art Aluminium’ dhe aty shkruan se kanë kryer punë për ‘Miloti Glass’ dhe të tjetra për Qendrën sportive ‘Bekimi”, thuhet në arsyetimin e vendimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit. “Njëra referencë figuron e nënshkruar nga ‘Art Aluminium’ dhe ‘Miloti Glass’ dhe shkruan se kompania ‘Art Aluminium’ nga viti 2016 deri në janar 2019 ka kryer punë me kompaninë ‘Miloti Glass’ në lëmin e ngrohjes qendrore. Ndërsa tjetra figuron e nënshkruar nga ‘Art Aluminium’ dhe Qendra sportive ‘Bekimi dhe shkruan se kompania ‘Art Aluminium’ nga viti 2017 deri në mars 2019 ka kryer punë me kompaninë Qendra sportive ‘Bekimi’ në lëmin e ngrohjes qendrore”.

Në lidhje me këto referenca, sipas zyrtarëve të OSHP-së, nuk janë ofruar dëshmi konkrete se janë lëshuar nga kompanitë përkatëse “Miloti Glass” dhe qendra sportive “Bekimi”, për t’i bërë verifikimin në mënyrë objektive ashtu siç parashihet në nenin 72.3 të Ligjit për Prokurim Publik (LPP).

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme