Arbëri

LDK në Ferizaj: Komuna shpërfill marrëveshjen me Qeverinë për garat e diturisë

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Ferizaj, nëpërmjet një komunikate ka akuzuar ekzekutivin e Komunës për shpërfillje të marrëveshjes për avancimin e pozitës së të rinjve në sport, kreativitet kulturor, mendimit kritik dhe garave në dituri.

Sipas LDK-së kjo marrëveshje është nënshkruar më 2018 ndërmjet Komunës dhe koordinatorit nacional për Kulturë, Rini dhe Sport që funksionon në kuadër të Qeverisë së Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nga ana tjetër, menjëherë kanë reaguar zyrtarët komunalë në Ferizaj, me arsyetimin se këto aktivitete nuk janë mbajtur gjatë 2019-s pasi që janë kundërshtuar nga drejtorët e shkollave dhe këshillat e prindërve me arsyetim se gjatë 2018-se këto aktivitete janë përcjellë me një varg telashesh teknike.

Gëzim Kokollari, këshilltar në KK të Ferizajt nga radhët e LDK-së, nëpërmjet komunikatës ka thënë se Komuna e Ferizajt gjatë 2019-s nuk e përmbushi vendimin e Qeverisë dhe as marrëveshjet që vetë i nënshkroi një vit më parë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)