Arbëri

Opozita akuzon pushtetin në Fushë-Kosovë për autokraci

Descriptive Text

Lexim të ndryshëm i kanë bërë një vendimi të MAPL-së zyrtarët e partisë në pushtet dhe ata të opozitës në Fushë-Kosovë. Përderisa opozita konsideron se Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) është jofunksional dhe se sipas vendimit të MAPL-së duhet të ketë përfaqësim të drejtë të subjekteve politike në këtë organ, pushteti thotë se vendimi i kësaj ministrie e njeh funksional KPF-në.

Në seancën e fundit të Kuvendit Komunal ishte votuar që kjo çështje të diskutohej si pikë e rendit të ditës, por kur i kishte ardhur koha kësaj pike, këshilltarët e LDK-së, ai i AKR-së dhe i SLS-së kanë votuar që kjo të shtyhet për një seancë tjetër. Opozitarët e kanë konsideruar këtë si braktisje të seancës nga këto parti. Këshilltarët e opozitës e kanë lëshuar një komunikatë ku kanë njoftuar rreth kësaj çështjeje, shkruan sot Koha Ditore.

"Është ndërprerë të enjten seanca e Asamblesë Komunale të Fushë-Kosovës, pasi që përfaqësuesit e pushtetit kanë lëshuar mbledhjen, ku ishte e planifikuar që të implementohej Rregullorja për themelimin e Komitetit për Politikë e Financa, përkatësisht Rregullorja nr. 02/2018. Ky komitet duhet të implementohet komfor rekomandimit të Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal, e cila ka dërguar një vendim në adresë të asamblistit të NISMA-s, Driton Ademi", thuhet në këtë komunikatë të përbashkët të opozitës.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)