Arbëri

Deçanasve u ofrohet shërbimi i ofiqarisë edhe me E-Kiosk

Descriptive Text

Afër hyrjes në sportelet e ofiqarisë në objektin e Komunës së Deçanit është funksionalizuar edhe shërbimi për nxjerrjen e certifikatave të ndryshme me aparatin digjital E-Kiosk, të cilin deri tash kjo komunë nuk e ka poseduar.

Drejtori i Administratës komunale, Jashar Dobraj, tha se në këtë pajisje elektronike qytetarët mund të nxjerrin 24 orë në ditë gjatë tërë javës, ekstraktin dhe certifikatën e lindjes, certifikatën martesore, atë të vendbanimit dhe deklaratën e bashkësisë familjare.

Aktualisht në këtë e-kiosk ofrohen vetëm dokumentet e gjendjes civile, por siç tregoi Dobraj, nga viti i ardhshëm planifikojnë që ta zgjerojnë pakon e shërbimeve edhe për faturën e tatimit në pronë dhe të dokumenteve kadastrale.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)