Arbëri

Anulohet vendimi për çmimin e biletave në relacionin Prishtinë-Lipjan-Shalë

Descriptive Text

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, pas një varg ankesash nga qytetarët për rritjen e çmimit të biletave të autobusëve në relacionin Prishtinë-Lipjan-Shalë, kanë marrë masa për shfuqizimin e vendimit të shtatë kompanive.

Sipas këtij autoriteti, vendimet e tilla për rritjen e çmimeve konsiderohen të jashtëligjshme. Kompanitë nga Lipjani për relacionin Lipjan- Prishtinë patën marrë vendim për t’i rritur çmimet e biletave prej 0.50 euro në 0.70 euro, ndërkaq për relacionin Shalë-Prishtinë prej një euro në 1.5 euro, shkruan sot “Koha Ditore”.

Rreth kësaj çështjeje është debatuar edhe në mbledhjen e Kuvendit Komunal në Lipjan, të mërkurën, derisa kuvendarët kanë kërkuar nga autoriteti i konkurrencës të merrej me këtë çështje.

Etrit Tetova, shef i Divizionit të Analizës, Metodologjisë dhe të Drejtave Ekskluzive në kuadër të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, ka deklaruar se pas informacioneve të marra nga terreni kanë dalë në terren dhe e kanë hedhur poshtë vendimin e të gjitha kompanive transportuese nga Lipjani për rritjen e çmimeve.

Sipas tij, nëse ndonjë kompani vazhdon të punojë me çmime të rritura le të lajmërohen te autoriteti i konkurrencës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)