Arbëri

Komandanti i KFOR-it italian rikthehet në Gjakovë pas 18 vjetësh, dhuron dy karrige stomatologjike

Descriptive Text

KFOR-i italian ka dhuruar donacion dy karrige stomatologjike në Gjakovë të cilat do të jenë në funksion të një preventive më të mirë dentare.

Një donacion i tillë është dorëzuar nga komandanti i KFOR-it italian, kolonel Daniele Pisani, i cili është shprehur se rikthimi në Gjakovë pas tetëmbëdhjetë vitesh nga misioni i parë, është një ndryshim i madh.

Ndërsa kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka falënderuar KFOR-in italian për ndihmën e tyre të vazhdueshme që i kanë bërë kësaj komune. Karriget stomatologjike janë ndarë për shkollën “Yll Morina” dhe Qendrën e Mjekësisë Familjare në “Dardani”.