Arbëri

Komunitetet RAE në Pejë vetëdijesohen për shëndetin dhe mjedisin

Pas gjashtë muajsh pune në terren, organizata mjedisore “Let’s Do It Peja” ka përfunduar projektin për edukim mjedisor dhe shëndetësor të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian që jetojnë në lagjen “7 Shtatori” në Pejë.

Drejtori i organizatës zbatuese të projektit, “Let’s Do It Peja”, Urim Xharavina, ka sqaruar se me këtë projekt është synuar rritja e vetëdijes për shëndetin, si dhe përmirësimi i qasjes në shërbimet mjekësore te pjesëtarë të komuniteteve RAE.

“Është bërë hulumtimi mbi gjendjen aktuale në komunitet dhe aty është konstatuar niveli i ulët i arsimimit, i punësimit dhe informacioneve mbi shëndetin dhe për institucionet shëndetësore. Për këtë qëllim janë mbajtur pesë sesione të trajnimeve për rolin dhe rëndësinë e qendrës rajonale të shëndetit publik, rreziqet e përgjithshme nga mbeturinat e rrezikshme, siguria e ujit dhe ushqimit, rreziku nga ndotja e ajrit dhe mbrojtja nga sëmundjet e frymëmarrjes dhe mbrojtja e mjedisit shtëpiak dhe sanitar. Janë zhvilluar edhe kontrolle mjekësore në atë komunitet. Janë mbajtur edhe info-sesione për vaksinim dhe sëmundjet seksualisht të transmetuara dhe shëndetit të paralindjes, si dhe sesione informuese për mënyrën e menaxhimit të mbeturinave...”, ka sqaruar Xharravina.

Në kuadër të këtij projekti, 63 familjeve RAE iu kanë shpërndarë edhe pako higjienike, veshmbathje, si dhe është organizuar dita e pastrimit në atë lagje nga ku janë larguar mbeturinat në tri deponi të mëdha ilegale që i kanë krijuar vetë banorët e asaj lagjeje dhe në fund janë mbjellë 100 fidanë në tri zona të lagjes.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)