Arbëri

Në Gjilan nis aksioni për lirimin e hapësirave publike nga uzurpatorët

Descriptive Text

Drejtoria e Inspeksionit në Gjilan ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike nga uzurpatorët.

Përmes një komunikate për media nga komuna e Gjilanit, bëhet e ditur se gjatë javës së fundit janë liruar hapësirat e uzurpuara në qendër të qytetit, që përfshihen edhe largimi i disa mureve (pengesave), rrënimi i objekteve mbi pronën publike në lumit Stanishorka, sikurse edhe objekteve të tjera me rrezikshmëri të lartë.

Drejtori i Inspekcionit, Nevzad Rushit, ka deklaruar se Komuna e Gjilanit nuk do të ketë tolerancë për uzurpatorët e pronës publike, përfshirë edhe ndërmarrjet publike apo institucionet tjera, për të shtuar se ky aksion do të vazhdojë edhe në të ardhmen.