Arbëri

Zjarr në Stankaj të Pejës

Nga mbrëmja e shkuar po vazhdojnë zjarret në fshatin Stankaj të Rugovës.

Siç raporton “Radio 1” e Pejës, zjarret janë hapur në një masiv në mes të Stankajve dhe Bogës.

Brigada e Zjarrfikësve ka intervenuar me shumë vështirësi deri rreth orës 01:00 pas mesnate, por ende nuk ka mundur që ta lokalizojë zjarrin.

Tymi ka mbuluar edhe Grykën e Rugovës, ndërsa që nga mëngjesi ndjehet edhe në qytetin e Pejës.

Brigada e Zjarrfikësve po bëhet gati të niset tani me kapacitete të shtuara në përpjekje për të shuar zjarret. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit.