Policia në Gjilan ndalon 17 automjete që qarkullonin në gjendje jo të mirë teknike Foto: Ilustrim

Policia në Gjilan ndalon 17 automjete që qarkullonin në gjendje jo të mirë teknike

23 October 2019 14:28

Policia në Gjilan ka ndaluar 17 automjete të ndryshme, që ka vlerësuar se po qarkullonin në gjendje jo të mirë teknike.

“Gjendja teknike e automjeteve që qarkullojnë në Gjilan, ka një rëndësi të veçantë në rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, andaj kontrollimi dhe verifikimi i gjendjes teknike të tyre do të rrisë edhe më tepër synimet tona në drejtim të rritjes së sigurisë dhe preventivës së përgjithshme për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor brenda zonës së përgjegjësisë DRP Gjilan”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës njësite e Trafikut rajonal përmes Planit Operativë ”Kontrollet e jashtëzakonshme teknike” janë fokusuar në identifikimin e automjeteve që qarkullojnë në rrugë dhe dyshohet se nuk janë në gjendje të kënaqshme teknike, dhe ndërmarrin masa duke u bazuar në nenin 252 të LRRTRR për të krijuar një klimë sigurie për të gjithë pjesëmarrësit në Trafikun rrugor.

“Plani Operative ka filluar më 21 tetor 2019 dhe do të vazhdojë deri më 31 tetor 2019”, thuhet tutje në komunikatë.

Që nga fillimi i implementimit të këtij plani dhe identifikimit të automjeteve teknikisht të parregullta , dërgimi i tyre në Qendrat e Kontrolleve Teknike më të afërt, për të vërtetuar parregullsinë eventuale teknike të tyre komfor nenit 252 LRRTRR nr. 05/L-088 RKS, deri më tani duke u bazuar në raportet statistikore janë dërguar në kontrolle të jashtëzakonshme teknike gjithsejtë:

17-automjete:

Kombi -11

Vetura -3

Vetura - Pikap -2

Kamion -1

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme