Malisheva vazhdon zgjerimin e rrjetit të kanalizimit në Drenoc dhe Banjë

Malisheva vazhdon zgjerimin e rrjetit të kanalizimit në Drenoc dhe Banjë

21 October 2019 15:27

Komuna e Malishevës njofton se në fshatrat Drenoc dhe Banjë janë duke vazhduar punimet në zgjerimin e rrjeteve të kanalizimit.

“Këto projekte realizohen në kuadër të realizimit të projekteve kapitale për vitin 2019, si dhe në kuadër të ndërtimit të infrastrukturës së përgjithshme, në veçanti të sistemit të rrjeteve të kanalizimit në vendbanimet e Komunës së Malishevës”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se këto punime i kanë inspektuar nënkryetari i Komunës, Hajdin Berisha, dhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morina.

“Zgjerimi i rrjeteve të kanalizimit është një prej obligimeve që kemi si Komunë, në mënyrë që gradualisht, jo vetëm të zgjerohen këto rrjete, por të lidhen të gjitha së bashku në një vend dhe në fund të bëhet trajtimi i tyre”, tha Berisha. Sipas tij nuk është e mjaftueshme, vetëm largimi ujërave të zeza nga vendbanimi, por në planin afatgjatë edhe të trajtohen.

Në fshatin Drenoc, po ashtu, janë duke u ndërtuar dy kilometra rrjet i ri i kanalizimit, ndërsa në Banjë rreth 1,300 metra, të cilat financohen nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme