Podujevës i mungojnë mjetet për rritjen e pagave Foto: Driton Paçarada / Koha

Podujevës i mungojnë mjetet për rritjen e pagave

Nexhat Tovërlani 21 October 2019 10:19

Komuna e Podujevës nuk ka mjete për t’i rritur pagat sipas Ligjit për paga, që pritet të hyjë në fuqi nga muaji dhjetor.

Rrjedhimisht, të punësuarit në sektorin publik në këtë komunë do t’i marrin pagat pa rritje.

Këtë çështje e ka ngritur në seancën e fundit të Kuvendit Komunal këshilltari i PDK-së, Rafet Llapashtica, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai ka thënë se kjo mungesë e mjeteve që nevojitet për rritjen e pagave sipas ligjit, është për shkak të keqplanifikimit nga ana e zyrtarëve komunalë.

Këshilltari i PDK-së thotë se Komuna e Podujevës është në krizë financiare.

Edhe këshilltari i Lëvizjes Vetëvendosje, Bajram Ajeti, e ka quajtur keqplanifikim mungesën e mjeteve për paga.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme