Arbëri

Në komunën e Mitrovicës po realizohen disa projekte rrugore

Descriptive Text

Prishtinë, 16 maj - Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë vizituan sot punimet e dy projekteve rrugore në komunën e Mitrovicës.

Fillimisht ministri Zharku pa fillimin e punimeve të asflatimit të rrugës në fshatin Kçiç i Vogël, projekt ky i financuar nga Ministria e Infrastrukturës në vlerë prej 171,580.34 eurosh, me një gjatësi prej 1623 metrash dhe gjerësi prej 5 metrash.

Më pas, ministri Zharku vizitoi projektin tjetër infrastrukturor, asfaltimin e rrugës që lidh fshatin Koshtovë me rrugën nacionale N2, i cili po ashtu është financuar nga MI në vlerë prej 231,149.21 eurosh, me një gjatësi prej 1656 metrash dhe me gjerësi prej 5 metrash.

Ministri Zharku theksoi përkushtimin e MI-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në të gjithë vendin.

Ministria e Infrastrukturës është duke financuar 70% të projektit për ndërtimin e rrugës në fshtatin Vërnicë së bashku me komunën e Mitrovicës. Vlera e këtij projekti është 452,869.20 euro.

{gallery}