Shenjëzimi i rrugëve, peng i ankesave të operatorëve në OSHP

Shenjëzimi i rrugëve, peng i ankesave të operatorëve në OSHP

Feim Azemi 15 October 2019 12:25

Rrugët e Gjilanit aktualisht janë pa shenjëzim horizontal e vertikal, shkaku i ankesave të operatorëve në OSHP.

“Lënda është në procedurë të prokurimit dhe tash është në ankimin në OSHP, dhe ende nuk kemi kontratë për shenjëzim”, ka thënë drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça.

Mirëpo, për opozitën, arsyetimet e Komunës nuk qëndrojnë. Këshilltari komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Arianit Sadiku, deklaron se mungesa e kontratës për shenjëzim ka të bëjë me parregullsitë në tender. Ai thotë se pushteti komunal synon që nga tenderët të përfitojnë vetëm kompanitë, të cilat janë të lidhura me ta e cila shkakton reagimin e OSHP-së, e cila më pas anulon tenderin për shkak të parregullsive, shkruan sot Koha Ditore.

Thotë se nuk beson se Komuna është e interesuar që të implementohen projektet sipas cilësisë. “Me gjasë është anuluar për shkak se Komuna nuk është duke mundur me dhanë personave tenderin që kanë afërsi partiake me pushtetin. Më mirë është mos me u realizu projekti sesa me marrë një kompani, e cila punon me cilësi aq të dobët saqë për 1 muaj fshihen ato dhe nuk vërehen nga pjesëmarrësit në komunikacion. Arsyetimi i Komunës për këto zvarritje shpeshherë është se ato po presin që të asfaltohen pjesë më e madhe e rrugëve”, ka thënë ai.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme