Punimet në urën e Kaçanikut të Vjetër po shkojnë ngadalë, banorët pa alternativa për qarkullim

Luljeta Beselica Luljeta Beselica 13 October 2019 22:03

Ndonëse kishin kërkuar që të ndryshohet projekti i urës, banorët e fshatit Kaçanik i Vjetër po ankohen për ecurinë e ngadalshme të punimeve që po zhvillohen këtu.

Ata thonë se nëse vazhdon kështu kompania kontraktuese, nuk do të mund t’i përfundojë punimet me kohë, në një afat të paraparë deri në shkurt të vitit të ardhshëm, raporton KTV.

Pos kësaj, banorët thonë se rruga alternative nuk i plotëson kushtet minimale për qarkullim.

Megjithatë, kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, thotë se pikërisht kërkesa e banorëve për ndryshim të projektit ka bërë që punët të shkojnë më ngadalë.

Ai ka shtuar që është optimist se kjo urë do të ndërtohet shumë shpejt dhe në stinën e dimrit do të jetë e gatshme për qarkullim.

Megjithatë, pranon se rruga alternative është e rrezikshme gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit, kur reshjet e shiut janë më të mëdha.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme