Arbëri

Miratohet buxheti për vitin 2020 në Prizren, pa praninë dërrmuese të opozitës

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, të enjten, kanë miratuar buxhetin për vitin 2020. Për aprovimin e buxhetit të vitit të ardhshëm dhe të parashikimit për vitet 2021 dhe 2022 kanë votuar 22 anëtarë të pranishëm të KK-së, ndërkohë që pjesa dërrmuese e këshilltarëve opozitarë kanë lëshuar seancën.

Por qëndrimi në seancë i dy këshilltarëve nga radhët e partive opozitare përkatësisht një anëtari të Nismës dhe njërës anëtare të AAK-së ka mundësuar që të ketë kuorum për vendimmarrje, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo seancë ishte thirrur si vazhdimësi e seancës së datës 25 shtator 2019, që ishte ndërprerë për mungesë kuorumi. Në fillim, gjatë diskutimit për rendin e ditës, anëtari i LDK-së, Haziz Hodaj, ka kërkuar që në këtë seancë të shqyrtohet vetëm propozim-buxheti, ndërkohë që ka propozuar që pikat e tjera të shtyhen për seancat e radhës.

Shefi i grupit të këshilltarëve të PDK-së, Simir Krasniqi, ka theksuar se afati ligjor për miratimin e buxhetit komunal ka qenë 30 shtatori dhe ka shtuar se ky afat është shkelur.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)