Arbëri

Nënshkruhet Marrëveshja e Mirëkuptimit për pastrimin e lumit Sitnica

Descriptive Text

Kryetari i Komunës Xhafer Gashi, së bashku me ministrin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala, nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit për pastrimin e lumit Sitnica.

Pastrimi i këtij lumi, ka qenë kërkesë e vazhdueshme që komuna i ka drejtuar Ministrisë së Ambientit, kjo për faktin që kosto e saj ka qenë e papërballueshme për buxhetin e komunës sonë.

Vlera e këtij projekti është, 152,000.00 €.

Me realizimin e tij, do të evitohen vërshimet e shumta si dhe dëmet e tokave bujqësore që ndodhen në afërsi të këtij lumi.

Kryetari, Xhafer Gashi e falënderoi ministrin Ferat Shala për përkrahjen në realizimin e këtij projekti.