Arbëri

Përfundon asfaltimi i rrugëve në disa fshatra të Drenasit

Descriptive Text

Ka përfunduar asfaltimi i rrugëve në disa fshatra të Drenasit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Në kuadër të mbi 80 projekteve të planifikuara, edhe sot ka përfunduar asfaltimi i disa rrugëve në fshatrat Llapushnik, Poterk e Vukovc, përkatësisht, lagjja Çupi, Thaqi, Sopi e Gashi. Vlera e investimit në këto rrugë kap shifrën prej 130,000 €, ndërsa, gjatësia e rrugëve të shtruara me asfalt është mbi 2.3 kilometra”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, Drejtoria për Infrastrukturë Lokale ka arritur që të përfundojë me sukses projektet e investimeve kapitale për këtë vit, ku tanimë është në fazën përfundimtare të realizimit të tyre.

Kështu kanë përfunduar asfaltimet e rrugëve në lagjet e fshatrave; Korroticë e Epërme, Zabel i Ulët, Poklek i Ri dhe i vjetër, Sankoc, Fushticë e Ulët dhe e Epërme, ku gjatësia e këtyre rrugëve ne lagjet e fshatrave të lartpërmendura është mbi 2 kilometra.

Në disa lagje të këtyre fshatrave është bërë edhe rregullimi i rrugëve me zhavor.