Arbëri

Komuna pranon vonesën në funksionalizimin e kuzhinës popullore

Organet komunale të Prizrenit kanë pranuar se ka vonesa në fillimin e zbatimit të projektit të kuzhinës popullore, me qëllim të ofrimit të shujtave ditore për nevojtarët.

Për këtë arsye nga autoritetet qendrore të prokurimit kanë kërkuar shkurtimin e afatit për dorëzimin e aplikacioneve nga operatorët, shkruan sot “Koha Ditore”. Një kërkesë e tillë është bërë e ditur në njoftimin për kontratë, për këtë aktivitet të prokurimit.

“Ky projekt më tepër ka karakter humanitar, andaj meqë jemi vonë për të startuar me implementimin e këtij projekti, kërkojmë nga autoriteti gjegjës që të shkurtojë afatin”, shkruan në njoftimin e Zyrës së Prokurimit të Komunës së Prizrenit. Afati i caktuar për pranim të tenderëve përkatësisht aplikacioneve është 19 maji i këtij viti.

Në këtë njoftim thuhet se në kuzhinën popullore do të ofrohet shujtë ditore për njerëzit në nevojë në Komunën e Prizrenit dhe se vlera e parashikuar e kontratës është 57 mijë e 200 euro, me të cilat mjete parashihet të paguhen po aq shujta ditore.

Ky njoftim është shpallur javën e kaluar, pasi që paraprakisht ishte anuluar prokurimi për këtë projekt, me arsyetimin se “të gjithë tenderët e përgjegjshëm përmbanin, çmimetë cilat në masë substanciale e tejkalojnë buxhetin e autoritetit kontraktues për aktivitetin e prokurimit”... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.