Arbëri

Ujërat e zeza nga Lipjani dëmtojnë tokat bujqësore në Shtime

Inspektorati komunal i Shtimes nëpërmjet një aktvendimi dërguar Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Drejtorisë së Urbanizmit në Lipjan, ka kërkuar trajtimin e ujërave të zeza në fshatin Bujan dhe Begu i Zi, të cilat po i kontaminojnë dhjetëra hektarë në parcela bujqësore në territorin e Shtimes.

Komuna e Shtimes edhe gjatë viteve të kaluara është përballë me telashe të njëjta, mirëpo Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe ajo e Urbanizmit në Lipjan prej vjetësh nuk po i shqyrtojnë shkresat zyrtare të inspektoratit të Shtimes, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këtë aktvendim inspektorati i Komunës së Shtimes e ka bazuar në nenin 39.2 të Ligjit për Tokat Bujqësore nr. 02/L-26 nëpërmjet të cilit Komunës së Lipjanit i është dhënë një afat prej 30 ditësh për ta bërë një zgjidhje të kanalizimit.

“Inspektori i Bujqësisë dhe ai sanitar kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar me anë të këtij procesverbali se ujërat e zeza po rrjedhin nga fshati Bujan nëpërmjet një ure dhe po shkaktojnë dëme mjaft të mëdha të tokave bujqësore në territor të Komunës së Shtimes si: kundërmim gjatë punimit të parcelave bujqësore, pastaj kontaminim të parcelave bujqësore derisa ushqimi që merret nga këto parcela është i ndalueshëm të përdorët për konsumim të njerëzve dhe kafshëve, duke pasur parasysh përmbajtjen e ujërave të zeza. Prandaj këto dy drejtori përkatëse të Komunës së Lipjanit brenda afatit prej 30 ditësh duhet ta bëjnë një zgjidhje dhe ta parandalojnë rrjedhën e këtyre ujërave të zeza në territor të Shtimes”, thuhet midis të tjerash në aktvendim... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.