Arbëri

Kryetari i Zubin Potokut: Me ose pa shenja, kjo është Serbi

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Sërgjan Vulloviq, ka reaguar pasi institucionet e Kosovës kanë hequr tabelën ku u urohej mirëseardhje në këtë komunë me mbishkrimin “Republika e Serbisë” dhe “Krahina Autonome e Kosovës”.

“Me ose pa shenja, kjo është Serbi”, ka thënë Vulloviqi dhe u ka bërë thirrje pjesëtarëve të komunitetit serb që të mos bien pre e provokimeve, raporton agjencia serbe e lajmeve “Fonet”, transmeton Koha.net.

Të martën, pas raportimeve nëpër media, kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, njoftoi se tabela ku shkruhej “Republika e Serbisë” e “Krahina Autonome e Kosovës”, është hequr.

“Të dashur qytetarë, tabela në Zubin Potok, për të cilën është raportuar dje në media, është hequr mbrëmë nga organet e zbatimit të ligjit të Republikës së Kosovës”, njoftoi zyra për media e Haradinajt.

Image