Arbëri

Shëtitore prej rrugës transit në Pejë e deri te Patrikana

Descriptive Text

Komuna e Pejës ka nisur realizimin e projektit për ndërtimin e shëtitoreve nga të dy anët e Lumëbardhit, prej urës së gurit deri te ura e ish-tregut të gjelbër, 1.2 kilometra larg njëra-tjetrës. Projekti për sivjet ka nisur të realizohet vetëm anën e majtë të lumit.

Drejtori i Financave, Jeton Abazaj, njoftoi se për shëtitoren në anën e majtë të lumit mjetet janë të siguruara dhe kjo pjesë e projektit sivjet do të përfundojë, shkruan sot Koha Ditore.

“E kemi fondin për ta përfunduar komplet sivjet projektin e shëtitores në anën e majtë të Lumëbardhit, prej urës së gurit e deri të ura e tregut të gjelbër. Kurse vitin tjetër do të ndërtohet shëtitorja anën e djathtë të lumit nga njëra urë deri te tjetra”, thotë Abazaj.

Vlera e projektit për ndërtimin e shëtitoreve në të dyja anët e lumit, sipas Abazajt, është 126 mijë euro. Mirëpo, me këto mjete është planifikuar vetëm ndërtimi i shëtitoreve, por jo edhe shpronësimet që duhen bërë për ndërtimin e shëtitoreve. Vetëm për shpronësime janë paraparë rreth 200 mijë euro.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)